×
  • Lajme
  • Botë

    Sfidon Erdogan: Do të nisim kërkimet në Mesdheun Lindor dhe Qipro

    Reporteri
    03 Korrik 2021 | 8:08

    Presidenti turk shprehu vendosmërinë e tij për të vazhduar kërkimin e gazit në Mesdheun Lindor dhe rreth Qipros. Këtë deklaratë Rexhep Taip Erdogan e bëri sot në Sangarios, duke rindezur tensionet e vendit të tij me Bashkimin Eiropian dhe Greqinë, sipas Reuters.


    “Çfarë po na thonë ata? Çfarë pune keni në Siri, Libi, Karabak, Mesdheun lindor? Ata që e thonë këtë ose nuk janë të vetëdijshëm për atë që po ndodh në botë, ose tërheqin bajonën e armikut. Ne jemi këtu dhe do të vazhdojmë të jemi, ” tha fillimisht presidenti turk.

    “Dashtë Zoti, unë do të jem në Qipron Veriore me 20 korrik. Do të jemi atje me një delegacion të madh. Po flasim me Presidentin e Këshillit Evropian dhe ai më thotë, ‘Kam dëgjuar se do të shkosh në Qipro. Më mirë të mos jepni mesazhe të ashpra nga atje… “. Ata ende nuk e kanë kuptuar kush është kush. Unë jam një fëmijë i këtij kombi. Kur e mësuat që Erdogan flet me udhëzime … Ne do të vazhdojmë kërkimet në Mesdheun lindor dhe Qipro. Sinjalet e gazit vijnë vazhdimisht, tani shpresojmë dhe qëllimi ynë është që të eksportojmë gaz edhe nga atje. Kur të nxjerr gaz natyror, kombi im do të jetë shumë më i qetë.”

    Udhëheqësit e BE kërcënua Ankaranë me sanksione për aktivitetet e saj në det të hapur, por plani “ngriu” ndërsa Turqia tërhoqi një nga anijet e saj kërkimore nga Mesdheu Lindor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!