Të paktën 43 emigrantë janë mbytur në brigjet e Tunizisë ndërsa përpiqeshin të kalonin Mesdheun nga Libia në Itali. 84 të tjerë u shpëtuan , tha sot Gjysmëhëna e Kuqe Tuniziane.
Anija ishte nisur nga Zouara, pranë brigjeve veriperëndimore të Libisë. Ajo po transportonte emigrantë nga Egjipti, Sudani, Eritrea dhe Bangladeshi, sipas organizatës humanitare.
“Forca detare shpëtoi 84 emigrantë, ndërsa 43 të tjerë u mbytën në rrënojat e një anijeje me një total prej 127 pasagjerësh në bord që kishin lundruar nga Zouara e Libisë për në Evropë,” tha anëtari i Gjysmëhënës së Kuqe Mongi Slim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.