×
  • Lajme
  • Botë

    Planet e Ukrainës që ushtaret të marshojnë me taka në një paradë, nxisin reagime të ashpra

    Reporteri
    03 Korrik 2021 | 19:43

    Reagime të ashpra ka pasur ndaj planeve të ministrisë së mbrojtjes në Ukrainë që ushtaret të marshojnë me taka të larta në vend të çizmeve të ushtrisë, në një paradë që pritet të mbahet muajin e ardhshëm.


    Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Iryna Gerashchenko, një anëtare e parlamentit në opozitë, tha se ishte seksizëm dhe jo barazi.

    Ukraina po përgatitet të zhvillojë një paradë ushtarake më 24 gusht për të shënuar 30 pavarësi, pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

    Ministria e mbrojtjes thotë se këpucët janë pjesë e uniformës të veshjes në rregullore.

    Shumë persona në Ukrainë shprehën tronditjen e tyre për këtë plan, derisa një grup i ligjvënësve i kanë bërë thirrje ministrit të Mbrojtjes, Andriy Taran që të kërkojë falje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!