Policia e shtetit Masaçusets thotë se 11 të dyshuar janë ndaluar pas një përballjeje disa orëshe me organet e rendit, incident që çoi në mbylljen e pjesshme të autostradës I95, që lidh disa shtete dhe urdhërave për banorët e disa zonave periferike të Bostonit që të mbylleshin në shtëpi.
Policia dhe prokurorët ende nuk kanë përcaktuar se çfarë akuzash do të ngrenë ndaj të dyshuarve, por kryeprokurorja e Qarkut Middlesex, Marian Ryan, tha se ajo parashikonte që të gjithë të dyshuarit do të dilnin para gjykatësit të martën.
Përballja me policinë filloi rreth orës 2 të mëngjesit kur organet e rendit vunë re dy makina që kishin ndezur sinjalet e bllokazhit në anë të autostradës, që me sa duket u kishte mbaruar karburanti, thanë autoritetet gjatë një konference shtypi të shtunën.
Të paktën disa nga të dyshuarit kishin veshur uniforma të stilit ushtarak dhe mbanin armë dhe revole, tha koloneli i policisë shtetërore të Masaçusets Christopher Mason. Ai shtoi se ata po udhëtonin nga Shteti Rhode Island drejt shtetit Maine për “stërvitje”. Nuk ka patur njoftime për shkëmbim të shtënash apo të lënduar gjatë përballjes disa orëshe të grupit me policinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.