×
  • Lajme
  • Botë

    Rreth 4 milion viktima nga COVID-19 në botë

    Reporteri
    04 Korrik 2021 | 18:30

    Edhe pse ka filluar vaksinimi kundër COVID-19, shumë shtete po vazhdojnë të regjistrojnë edhe më tej viktima e raste të reja të infektuara me këtë virus. Rreth 4 milionë persona vlerësohet se kanë vdekur deri tani si pasojë e këtij virusi.


    3 milion e 989 mijë e 966 persona raportohet se kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në botë.

    Kështu bëhet e ditur në faqen botërore të statistikave, worldometers.info.

    Sipas kësaj faqeje, 184 milionë e 416 mijë e 587 janë infektuar me koronavirus, ndërsa 168 milionë e 742 mijë e 97 persona janë shëruar nga ai.

    Amerika prinë me numrin më të madh të rasteve të infektuara me gjithsej 34 milionë e 588 mijë e 360 raste dhe 621 mijë e 257 viktima.

    Pastaj India me 30 milionë e 571 mijë e 431 raste të infektuara dhe 402 mijë e 359 viktima.

    I treti radhitet Brazili me 18 milionë e 742 mijë e 25 raste të infektuara dhe 523 mijë e 699 viktima.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!