×
  • Lajme
  • Botë

    Rrezik për valë të katërt: Ministri i Shëndetësisë u bën thirrje francezëve të shpejtojnë vaksinimin

    Reporteri
    04 Korrik 2021 | 22:22

    Ministri Francez i Shëndetësisë, Olivier Veran u bëri thirrje sot francezëve që të vaksinohen sa më shumë qytetarë kundër Covid-19, duke paralajmëruar se Franca mund të shkojë drejt një vale të katërt të pandemisë deri në fund të muajit për shkak të transmetueshmërisë së lartë të variantit Delta.


    “Për pesë ditë shkalla e rasteve nuk është ulur dhe po rritet përsëri, për shkak të variantit Delta, i cili është shumë i transmetueshëm. Shembulli britanik tregon se një valë e katërt është e mundur deri në fund të korrikut,” paralajmëroi Ministri francez i Shëndetësisë përmes Twitter-it.

    “Ne duhet të lëvizim edhe më shpejt në vaksinim. Vendi ynë është në një betejë me kohën.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!