Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka thënë se largimi i punëtorit rus të UNMIK-ut është një precedent i cili do të ketë pasoja afatgjate.
“Veprimet e qeveritarëve kosovarë i konsiderojmë si vazhdimësi të veprimtarisë së hapur me qëllim të përkeqësimit të marrëdhënieve ndëretnike. Në esencë ky është një akt i cili e tregon mosrespektim e Prishtinës ndaj Kombeve të Bashkuara”.
“Është e pamundur të mos shihet se hapat e këtillë janë bërë të mundur vetëm për shkak të lëshimeve që u janë bërë Kosovës nga vendet perëndimore”.
Zyrtari i UNMIK-ut, shtetasi rus Mikhail Krasnoshchenkov, që u arrestua në operacionin policor në veri të Kosovës është shpallur person “Non Grata” [person i padëshirueshëm] nga autoritetet e Kosovës.
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj e ka bërë këtë të ditur vendimin përmes një postimi në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.