×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Drejtori i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit: Nga mesi i gushtit, nëse s’jeni vaksinuar s’mund të futeni as në kafiteri e as klube nate

    Reporteri
    06 Gusht 2021 | 19:28

    Drejtori ekzekutiv i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Visar Demolli, ka bërë të ditur se që nga mesi i këtij muaji të gjithë ata që nuk kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës ndaj COVID-19 nuk do të mund t’i frekuentojnë kafiteritë, restorantet, klubet e natës e as të marrin pjesë në ahengje familjare.


    Demolli në Info Magazine theksoi se për këtë morën ditën jeshile edhe nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, njofton Klankosova.tv.“Me rritjen e rasteve kemi hasur në disa vështirësi dhe gjithmonë i jemi frikësuar mbylljes teksa ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, na siguroi që nuk do të ketë mbyllje totale sërish”.

    “Në bazë të statistikave deri tash mbi 67 përqind stafi i gastromonisë e kanë marrë dozën e parë e gjithë kjo është bërë për të shmangur rimbylljen e sërishme”.“Duke filluar nga mesi i gushtit të gjithë ata persona që nuk kanë marrë të paktën një dozë të ndonjë vaksine kundër COVID-19 nuk do të mund t’i frekuentojnë as kafiteritë, klubet e natës, restoranet e as dasmat. Të gjithë pronarët e kanë obligim që t’i njoftoj pjesëmarrësit e dasmës që nëse nuk janë të vaksinuar nuk duhet të marrin pjesë në dasmë hiq”, deklaroi Demolli.Demolli mes tjerash bëri të ditur se bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Policinë e Kosovës do t’i inspektojnë të gjitha vendet se a po i përmbahen këtij vendimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!