×
  • Lajme
  • Lajme

    KFOR pas reciprocitetit me tabelat e përkohshme RKS: Situata në Veri është stabile

    Reporteri
    20 Shtator 2021 | 13:26

    Autor: Lira Klaiqi


    Misioni i NATO’s në Kosovë, KFOR, e ka vlerësuar stabile situatën në vend, pasi në kufijtë ka nisur të zbatohet reciprociteti me tabelat e përkohshme e RKS për veturat me tabela nga Serbia që hyjnë në territorin e Kosovës.


    Zëdhënësi i KFOR-it, Antonio Minutella, në një deklaratë ekskluzive për Gazetën Online Reporteri.net ka thënë se misioni i NATO’s po e vazhdon aktivitetin e tij në përputhje me mandatin e tij nga OKB.

    “Situata e sigurisë është stabile”, thuhet në përgjigjen e KFOR për Gazetën Online Reporteri.net, përmes zëdhënësit të saj.

    “KFOR po vazhdon aktivitetet e tyre në përputhje me mandatin e tij ne OKB, që rrjedh nga rezoluta 1244 e vitit 1999 e Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara, për të siguruar një mjedis të sigurt, si dhe liri të lëvizjes në të mirë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, thekson Minutella.

    Ndryshe, qysh në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në kufijtë e Kosovës me Serbinë, Policia e Kosovës ka nisur të aplikojë vendosjen e targave të përkohshme RKS për veturat që kanë targa nga Serbia.

    Kjo pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për aplikimin e reciprocitetit me Serbinë për targat provuese.

    Si rrjedhojë në Veri të vendit, gjatë të hënës në mëngjes, është shtuar prezenca e Policisë së Kosovës dhe gjithashtu edhe e pjesëtarëve të KFOR-it. Pasi shoferët serbë të veturave me tabela të shtetit të tyre kanë protestuar kundër vendosjes së tabelave provuese RKS në mënyrë që atyre tu lejohet hyrja në territorin e Kosovës.

    Me protestuesit janë bashkuar edhe prestarë të Listës Serbe, derisa mediat në Beograd kanë raportuar se Presidenti Aleksandar Vuciq ka thirrur mbledhje urgjente të Këshillit Kombëtar për e Siguri.

    Nga ana tjetër, BE-ja kanë bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të shmangin tensionet në Veri të Kosovës. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!