×
  • Lajme
  • Lajme

    Merkel pas takimit me Kurtin dhe Vuçiqin: Biseduam për zgjidhjen e problemit, ka një përparim të vogël

    Reporteri
    06 Tetor 2021 | 19:31

    Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel foli për takimin që e pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në të cilin mori pjesë së bashku me presidentin francez, Emmanuel Macron.


    Merkel tha se bisedoi me Kurtin dhe Vuçiqin për zgjidhjen e problemit, duke theksuar se Procesi i Berlinit pati efekt pozitiv në bashkëpunimin rajonal në Ballkan.

    “Është e vështirë, por ka një përparim të vogël”, u shpreh Merkel.

    “Unë nuk e kam mbështetur idenë për t’ua dhënë vendeve të Ballkanit Perëndimor një datë të caktuar për pranimin e tyre në Bashkimin Evropian”, tha Merkel në samitin BE-Ballkan Perëndimor në Bërdo të Sllovenisë.

    “Unë me të vërtetë nuk besoj në caktimin e një date, por besoj në përmbushjen e premtimeve tona. Pasi të përmbushen kushtet, pranimi mund të realizohet”, u tha Merkel gazetarëve pas samitit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!