×
  • Lajme
  • Lajme

    Burri nga Fushë Kosova ulet në mes të rrugës, rrah policin që shkoi për ta larguar

    Reporteri
    06 Tetor 2021 | 10:53

    Policia e Kosovës është përballë me një ngjarje të çuditshme dje.

    PK njofton se ka hasur të dyshuarin mashkull kosovar, ulur në rrugë në shirin qarkullues të rrugës, i cili duke mos i zbatuar urdhrat e zyrtarëve policorë i ka kanosur ata, ndërsa gjatë arrestimit lëndime trupore ka pësuar njëri nga zyrtarët, i cili ka pranuar trajtim mjekësor.

    “Njësiti policor ka hasur të dyshuarin mashkull kosovar, ulur në rrugë në shirin qarkullues të rrugës, i cili duke mos i zbatuar urdhëratë e zyrtarëve policorë i ka kanosur ata, ndërsa gjatë arrestimit lëndime trupore ka pësuar njëri nga zyrtarët, i cili ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!