×
  • Lajme
  • Lajme

    Pesë kongresmenë i dërgojnë letër Biden dhe Blinken për situatën në Veri mes Kosovës dhe Serbisë

    Reporteri
    07 Tetor 2021 | 0:05

    Pesë kongresmenë të SHBA-së i kanë dërguar një letër Presidentit Joe Biden dhe Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken për tensionin e fundit të krijuar mes Kosovës dhe Serbisë mbi reciprocitetin e targave.

    Ritchie Torres, Jim Himes, Elissa Slotkin, Joe Courtney, Mandaire Jones, Corolyn B. Maloney dhe James P. GcGovern i kërkojnë SHBA që të fokusohet tek zgjidhja e tensionit mes dy vendeve në Ballkan.

    “Nisur nga disproporcioni i fuqisë ushtarake të Serbisë, u kërkojmë që të rithekson se SHBA do të jetë garante që aleati ynë Kosova, do të marrë trajtim të drejtë dhe njohjen si shtet i pavarur”, thuhet në letër.

    Në letër theksoi se pas tensionit për reciprocitetin e targave, Serbia mobilizoi forcat e saj në kufi me Kosovën.

    Kongresmenët shprehen se shumicën e pajisjeve ushtarake Serbia e ka nga aleati i saj, Rusia dhe theksohet gjithashtu prania e ambasadorit rus në mobilizimin e ushtrisë.

    “Ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Botsan-Kharchenko vizitoi kufirin (me Kosovën) më 26 shtator, bashkë me ministrin serb të Mbrojtjes, Nebojsa Stefanovic dhe shefin e ushtrisë serbe, Milan Majsilovic”, thuhet në letër.

    Anëtarët e Kongresit i kërkojë presidentit amerikan dhe administratës së tij që të mbështesë përpjekjet për arritjen e një paqeje mes Serbisë dhe Kosovës duke shtuar se Beogradi ka minuar vazhdimisht legjitimitetin dhe sovranitetin e Kosovës.

    Pesë kongresmenët që kanë firmosur letrën janë anëtar për mbrojtjen e çështjes së shqiptarëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!