×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksioni në veri, serbët brohorasin “Serbia, Serbia” – djegin një veturë me targa të Kosovës

    Reporteri
    13 Tetor 2021 | 10:35

    Forca të shumta të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë nisur këtë mëngjes në drejtim të Mitrovicës.


    Policia e Kosovës po zhvillon aksion të madh kundër kontrabandës në Mitrovicë të Veriu dhe atë të Jugut.

    Pas fillimit të aksionit në disa zona të Kosovës, në veri të Mitrovicës është aktivizuar alarmi i qytetit dhe banorët serbë kanë filluar protestat.

    Gjatë protestave, serbët kanë brohoritur “Serbia, Serbia”, duke hedhur gurë kundër automjeteve të policisë.

     

    Në disa pamje të publikuara shihet edhe një veturë me targa të Kosovës e cila është djegur nga ana e protestuesve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!