Rusia të mërkurën shënoi rekord të të vdekurve nga Covid-19 për të dytën ditë radhazi, duke e nxitur reagimin e autoriteteve shtetërore.
Ditëve të fundit, Rusia disa herë ka shënuar rekord të viktimave, prandaj Kremlini ka kërkuar që autoritetet shëndetësore ta përshpejtojnë procesin e vaksinimit të popullsisë.
Task-forca kundër koronavirusit raportoi 984 raste fatale të mërkurën, që është shifra më e lartë në Rusi që nga fillimi i pandemisë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
Përpos të vdekurve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 28.717 raste të reja të personave të infektuar.
Ndryshe, Rusia vitin e kaluar ishte shteti i parë në botë që miratoi një vaksinë kundër Covid-19, por efikasiteti i saj është vënë në pikëpyetje për shkak të shpejtësisë së zhvillimit dhe ende nuk është miratuar nga rregullatori evropian i ilaçeve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.