Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell ka reaguar për aksionin e Policisë së Kosovës në veri dhe për incidentet që ndodhën atje.
Sipas tij, aksionet e pakordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme, transmeton Reporteri.net.
“Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE. Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën”, ka shkruar Borrell në postimin e tij në Tëitter.
Në Veri të Kosovës, Policia bëri një aksion kundër kontrabanduesve të mallrave. Atje u arrestuan 8 persona.
Gjatë aksionit të Policisë pati të shtëna armësh dhe serbët hodhën bomba gazi në drejtim të Policisë. Po ashtu u tentua që të bllokohej rruga, duke penguar aksionin e Policëve në veri./Reporteri.net/
The violent incidents in the north of Kosovo need to stop immediately.
Unilateral and uncoordinated actions that endanger stability are unacceptable.All open issues must be addressed through the EU-facilitated Dialogue. We are in contact with Belgrade and Pristina.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) October 13, 2021