×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj kërkesë Kurtit: Nëse është e mundshme duhet të hiqet çdo dilemë, se këto aksione mund të jenë kryer për efekte elektorale

    Reporteri
    13 Tetor 2021 | 13:59

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me anë të një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me aksionin e sotshëm në Veri të Kosovës nga Policia.

    Haradinaj ka thënë se askush nuk ka të drejtë të ngre dorë ndaj Policisë së Kosovës, transmeton Reporteri.net.

    Tutje, kryetari i AAK-së ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që të hiqet çdo dilemë se këto aksione nuk po bëhen për efekte elektorale.

    Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të sqarojë për opinionin public për përzgjedhjen e kohës për kryerjen e operacioneve.

    Postimi i plotë i Ramush Haradinaj:

    Askush nuk ka të drejtë të ngre dorë ndaj policit të Kosovës. Huliganët dhe banditët duhet të burgosën dhe shteti duhet të jetë i pakompromis ndaj tyre. Secili që sulmon policinë e Kosovës dhe e prish rendin publik, duhet ta marrë dënimin e merituar.

    Ne duam të besojmë që aksionet e sotme, të kenë qenë pjesë e planit të rregullt operativ të policisë në ndjekje të krimit. Veç se qeveria e ka për detyrë ta sqarojë edhe opinionin publik edhe veten, për përzgjedhjen e momentit kohor për kryerjen e këtyre operacioneve.

    Nëse është e mundshme duhet të hiqet çdo dilemë, se këto aksione mund të jenë kryer për efekte elektorale.

    Në mbështetje të Policisë së Kosovës.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!