Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në Klinikën e Urologjisë në QKUK është kryer një operacion me sukses te një pacient i moshës 26-vjeçare, të cilit i ishte shfaqur një masë tumorale ngjitur aortës abdominale.
Sipas SHSKUK-së, operimi është bërë nga ekipi i Klinikës së Urologjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare së bashku me anesteziologët dhe stafin përcjellës, shkruan Gazeta Reporteri.net.
“Pacienti ishte operurar më hërët nga tumori në testisë dhe pas rezistencës në kemioterapi dhe rrezatim, ishte zgjidhja e vetëm intervenimi kirurgjik’, thuhet në njoftim.
SHSKUK-ja bën të ditur se tri ditë pas qëndrimit në spital, pacienti është liruar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.