Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet lidhur me mundësinë e shkarkimit të ministrit për Kthim dhe Komunitete, Goran Rakiq, pas deklaratave që ky i fundit i bëri dje për aksionin në veri dhe konsultës që shkoi ta bëjë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Në pyetjen për shkarkimin e Rakiq, Kurti tha se ndodhen në Prizren për donacionin e spitalit të këtij qyteti.
Më tej, ai tha se çështja nuk është Rakiq dhe se me aksionin e djeshëm kanë goditur nervin e çështjes.
“Kemi goditur nervin e çështjes. Çështja nuk është Rakiq”, është shprehur Kurti.
Ndërsa, sa i përket deklaratës së Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrel, ku e krahasoi aksionin e djeshëm të policisë në veri të vendit me “Natën e Kristaltë”, Kurti tha se zyrtarë të ndryshëm japin deklarata të ndryshme.
“Zyrtarë të ndryshëm japin deklarata të ndryshme, të cilat më pas komentohen në televizione të ndryshme nga analistë të ndryshëm”, ka thënë Kurti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.