×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna në Kosovë që do të dekorohet pas 12 vitesh për festat e fundvitit

    Reporteri
    10 Dhjetor 2021 | 9:39

    Pas 12 vitesh, Komuna e Hanit të Elezit ka vendosur ta dekorojë qytetin për festat e fundvitit.

    Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Mehmet Ballazhi.

    “Tani pas 12 vjetësh në Han të Elezit, ka një frymë më liberale sepse vet veprimet e mia për qytetarët janë më liberale. Dua t’i thej disa tabu që në Han të Elezit janë që disa vite. Një prej tyre dekorimi i qytetit për festat e fundvitit. Pastaj formimi i kabinetit qeveritar në një përqindje 50-50 me femra dhe meshkuj, me moshë të re”, ka deklaruar Ballazhi në KlanKosova.

    Ndryshe, kryetari i deritanishëm i Hanit të Elezit, Rufki Suma, gjatë viteve të kaluara kishte deklaruar se paratë që do të shpenzoheshin për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit, do t’i orientojë në ndihmë të qytetarëve në nevojë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!