×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Arban Abrashi për konfliktet në LDK: Dje ka pas demokraci

    Reporteri
    17 Qershor 2019 | 15:54

    Kandidati për kryetar të nëndegës së tretë të LDK-së në Prishtinë, Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pas mbledhjes së kryesisë, e ka cilësuar si demokraci dhe masivizim të LDK-së veprimet e djedhme në nëndegën e tretë në Mat, shkruan Reporti.


    Tutje ai ka thënë se ajo çfarë ka ndodhur në zgjedhjet e brendshme është tragjike.

    Abrashi i ka lënë fajin partive të tjera, e për të cilat tha se janë duke tentuar të dëmtojnë LDK-në.

    “Aty kanë qenë të disa partive tjera. Ai personi me karrige ishte i identifikuar edhe me emër. Duhet me i trajtuar me maturi duhet më shumë ndërhyrje të kryesisë. Është tragjike ajo çka ka ndodh dje por po shihet se edhe të tjerët janë të interesuar me dëmtuar LDK. Partitë tjera”, ka thënë Abrashi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!