Një 31-vjeçar dyshohet se është mbytur në det pasditen e sotme. Ai ka qenë me dy persona të tjerë në plazhin e Durrësit.
Tre të rinj kanë qenë duke u larë, konkretisht në plazhin e Currilave në Durrës, kur njëri prej tyre ka hyrë në det dhe nuk ka mundur të dalë dot. Dy shokët e tij kanë dhënë alarmin për gjetjen e tij dhe me gjithë kërkimet në det të bëra nga një mjet i policisë kufitare shtetasi D.M. me origjinë nga Skrapari nuk është gjetur ende.
Një tjetër i ri nga Kruja u raportua pasdite se ka humbur në plazhin e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Ka qenë familjarët e E.M., 18 vjeç, që kanë lajmëruar të shqetësuar policinë, pasi e kanë parë djalin të hyjë në det, por nuk e kanë parë të dalë më prej aty.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.