×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Helikopterët e KFOR-it mbrëmë fluturuan mbi veriun e Mitrovicës, Grasso: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar

    Reporteri
    27 Qershor 2019 | 8:33

    Mbrëmë u raportua se helikopterët e KFOR-it kanë fluturuar mbi Mitrovicën e Veriut.


    Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i KFOR-it, kolonel Vincenzo Grasso i cili u shpreh se situata e sigurisë në Kosovë, është e qetë dhe nën kontroll dhe se nuk ka asnjë arsye për t’u frikësuar nga fluturimi në mbrëmje i helikopterit të KFOR-it mbi veriun e Kosovës, në  territorin e komunës së Zveçanit dhe një pjesë të territorit të Zubin Potokut, transmeton Reporteri.net.

    Graso tha për gazetën serbe Politika se në katër komunat serbe në veri,  sipas vlerësimeve të KFORI-it, nuk ka rrezik të krizës humanitare dhe shtoi se një retorikë e tillë nuk ndihmon në normalizimin e jetës së njerëzve.

    “Fluturimi i natës i helikopterit ishte trajnim i zakonshëm i ekuipazhit të ri, sepse po kryhej ndërrimi. Nuk ka arsye të frikësohemi”, u shpreh Graso.

    Ai pohon se situata e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe nën kontroll.

    “Asgjë e papritur nuk mund të ndodhë dhe KFOR-i vazhdon të ruajë marrëdhëniet dhe komunikimin me të gjitha institucionet relevante në Kosovë dhe Serbi”, tha zëdhënësi i KFOR-it. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!