Ka disa ditë që kushtet meteorologjike mbi vendin tonë kanë kushtëzuar edhe erëra të fuqishme.


Shpejtësia e erës ishte më e theksuar gjatë ditës së sotme, e kjo ka bërë që një lis të rrëzohet në qendër të Prishtinës, shkruan Reporteri.net.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj”, përballë stacionit të Policisë në Qendër.

Reklamë

Si pasojë qarkullimi i veturave në këtë pjesë të kryeqytetit është vështirësuar. Nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale. /Reporteri.net

Shikoni pamjet: