×
  • Lajme
  • Lajme

    95 civilë të vrarë, Osmani përkujton masakrat në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan

    Reporteri
    14 Maj 2022 | 18:49

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 23-vjetorin e masakrave në Qyshkut, Zahaqit, Llabjanit dhe Pavlanit në të cilën forcat e regjimit gjenocidal serb vranë e masakruan barbarisht 44 civilë në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan.

    “Synimi i forcave serbe ishte spastrimi etnik i kësaj pjese dhe shfarosja e popullit shqiptar. Secili nga këta të vrarë është pjesë e historisë së Kosovës, e përpjekjes për liri dhe shtet. Sikurse në shumë masakra të tjera edhe në këtë rast drejtësia po vonohet”.

    “Vendosja e drejtësisë jo vetëm për këtë rast, por për të gjitha masakrat që u kryen në Kosovë është përkushtim i yni i vazhdueshëm sepse paqja afatgjatë është e mundur vetëm atëherë kur ka drejtësi”, ka thënë Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!