Mbrëmjen e djeshme u mbajt në kalanë e Libohovës eventi i rëndësishëm i bukurisë shqiptare ‘Miss Shqipëria 2019’.
Në këtë event morën pjesë shumë vajza por kurorën e bukurisë arrti ta rrëmbente bukuroshja Klea Bushi.
Po kush është ‘Miss Shqipëria 2019’?
Klea Bushi prej 22 vitesh qëndron në Itali gjithashtu ajo është shpallur “Miss Pavarësia” në kompeticionin ku bëhen bashkë vajzat më të bukura të diasporës.
Gjithashtu në këtë event morën pjesë shumë nga artistë të njohur shqiptar si Devis Xherahu, motrat Libohova të cilat këto të fundit i dhanë një atmosferë të veçantë vendlindjes së tyre.



