Kosova po përballet me ikje të vazhdueshme të popullatës drejt vendeve Evropiane, kryesisht drejt Gjermanisë, Kroacisë dhe Sllovenisë.
Shkaku i pamundësisë për të siguruar një jetesë të mirë kosovarët ia mësyjnë kurbetit, sidomos moshat e reja, shkruan Reporteri.net
Një mesazh i tillë u përçua edhe përmes një proteste të veçantë pa zë por përmes artit.
Një i ri tek sa shihet në fotografi me një parullë ”ËNDRRAT NA I KENI VJEDHË SHPRESAT NA I KENI VRA” i cili në po të njëjtën dorë mbanë edhe pasaportën e Kosovës si dhe diplomën e fakultetit. Ndërsa ne dorën tjetër të prangosur mbanë edhe një pëllumb të bardh. Kurse për fyti ka të lidhur një litar i cili pas vete mbanë valixhen e në po të njejtën valixhe qëndron e varur kapela që ka përfunduar studimet universitare.
Të gjitha këto përçojnë një mesazh, e ai është që në Kosovë rinia nuk kanë mundësi për t’i realizuar ëndrrat pasi që janë të pashpresë për kushte me të mira dhe si formë të vetme e shohin ikjen drejt vendeve të Evropës edhe pse të diplomuar detyrohen të braktisin vendin.
Ndërsa lulja e vyshkur përçon mesazhin se me trendin e ikjeve që vetëm po rritet edhe Kosova do të vyshket së shpejti me zbrazjen e saj. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.