Në fshatin Peqan të Suharekës është zbuluar një stellë, e cila ka një vlerë të jashtëzakonshme për faktin se pasqyron një civilizim të lartë të periudhës Romake në rajonin tonë.
Sipas disa vlerësimeve të ekspertëve bazuar në shikimin preliminar kjo stellë duhet ti takoj shek. II apo III dhe bazuar në tekstin në gjuhën latine, duket se është dedikuar një vajze 15 vjeçare, por bazuar në etimologjinë e emrit të saj i takon korpusit të emrave ilir, shkruan Reporteri.net.
Ky artefakt me vlera të jashtëzakonshme tani është vendosur në Muzeun e Therandës. /Reporteri.net/.




