Marrëveshja e Kosovës me MCC pritet që sot të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës. Ka qenë vet kryeministri Kurti i cili ka njoftuar se ratifikimi mund të ndodhë të enjten.
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot prej orës 10:00 në seancë të re plenare dhe përkundër se tashmë rendi i ditës është përcaktuar, mund të ndryshohet me propozimin e deputetëve para se i njëjti të miratohet.
“Kjo marrëveshje do t’i prezantohet edhe Kuvendit nesër për ratifikim. Fatkeqësisht nuk do të jemi prezent kur edhe opozita do ta mbështesë këtë marrëveshje”, u shpreh Kurti.
Krerët e shtetit e kanë quajtur këtë marrëveshje historike për Kosovën.
Programi Kompakt përbëhet prej dy projektesh dhe konsiderohet si investimi më i madh i Qeverisë amerikane në Kosovë.
Granti pesëvjeçar parasheh 202 milionë dollarë mjete direkte nga Qeveria amerikane, ndërsa pjesa tjetër e investimeve do të mbulohet nga Qeveria e Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.