Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Floretë Zejnullahu, në seancën e sotme të Kuvendit ka prezantuar para deputetëve Projektligjin për rregullimin e çmimit të produkteve medicinale.
Ky projektligj është përkrahur nga opozita, por është kundërshtuar nga pushteti. Nga partia në pushtet kanë akuzuar PDK-në se me këtë projektligj synohen të favorizohen disa oligarkë të caktuar.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Floretë Zejnullahu, ka thënë se është vetë Vetëvendosje ajo që është e shitur tek oligarkët
“Ju jeni të shitur te oligarkët, Arben Vitinë e keni shitur te oligarkët, ne nuk kemi lidhje me ta. Historia do ta dëshmojë që jo për 20 vjet por edhe 200 vjet nuk do të mbaheni mend për asgjë. Me mos votimin e këtij Projektligji do të humbin qytetarët”, tha Zejnullahu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.