Sot ka ndërruar jetë vogëlushja nga Drenasi, e cila ditë më parë kishte pësuar djegie të shkallës së tretë.


Lajmi u bë i ditur nga familjarët e vogëlushes.

“Dea Tahiraj (mbesa jonë) na la sot, për t’u bashkuar me ëngjujt në qiell ??”, ka shkruar një familjar i voglushes.

Reklamë

Dea 9 muajshe kishte qëndruar për disa ditë në koma, teksa kërkohej ndihmë për shërimin e saj.

Babai i Deas, ditë më parë ka treguar se vajza e tij aksidentalisht është përvëluar nga uji tejet i ngrohtë.