Drejtoria për Krime të Rënda, e udhëhequr nga Prokuroria Themelore e Pejës ka nisur një aksion të gjerë në pesë komuna të Kosovës.
Aksioni ka nisur herët në mëngjes kanë konfirmuar nga Prokuroria Themelore në Pejë për Gazetën Online Reporteri.net.
Në këtë aksion janë bastisur 13 lokacione dhe dhe janë sekuestruar armë, para, telefona dhe elemente të tjera të veprës penale.
“Prokuroria Themelore në Pejë, departamenti i krimeve të rënda është duke zhvilluar sot një aksion në 5 komunat e RKS, Pejë, Istog, Klinë, Skënderaj dhe Mitrovicë dhe janë duke u bastisur 13 lokacione ku njëkohësisht është siguruar edhe vendi i ngjarjes ku dyshohet se ka plantacion të kanabisit. Po ashtu në disa lokacione janë sekuestruar edhe armë, para, telefona dhe elemente tjera të veprës penale.” ka thënë për Reporteri.net, Shkodran Nikçi, zëdhënës i kësaj prokurorie.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.