×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Deputetja Kica Xhelili bën thirrje për kujdes nga dezinformimi

    Reporteri
    07 Nëntor 2022 | 7:31

    Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili bën thirrje për kujdes nga dezinformimi, këto ditë pas situatës në veri në Kosovës.

    Ajo thotë se dezinformimi i shërben destabilizimit dhe cenon sigurinë dhe rendin publik e sidomos kur citohen media jokredibile serbe.

    “Është jetike që Komisioni i Pavarur i Mediave – KPM dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të monitorojnë intensivisht lajmet që jepen këto ditë.

    Dezinformimi i shërben destabilizimit dhe cenon sigurinë dhe rendin publik e sidomos kur citohen media jokredibile serbe, prandaj duhet të parandalohet dhe luftohet.

    Policia e Kosovës dhe institucionet tjera publike duhet të jenë sa më të hapura me mediat lokale për të demantuar çdo informatë të paverifikuar”, ka shkruar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!