Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se në kontekstin e re të situatës së krijuar me largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës në pjesën veriore, do të takohet me ndërmjetësin evropian për dialog, Miroslav Lajçak dhe shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borell, raporton gazeta online Reporteri.net.
Vuçiç tha se do të qëndrojë për një ditë e gjysmë në Paris, për çka tha se “mbase” do të takohet edhe me presidentin francez, Emmanuel Macron.
“Do të kaloj një ditë e gysmë në Paris, ku do të takojë Borellin e Lajçakun, mbase gjithashtu edhe Macron’in. Do të shoh se çfarë mund të bëjmë për të qetësuar tensionet në Kosovë”, tha Vuçiç, derisa shtoi edhe se Kosova “dëshiroi incidente, konflikte dhe poshtërim të popullit serb”.
“Ju e shihni që ata s’po heqin dorë nga riregjistrimi i veturave, që nuk janë të interesuar në krijimin e Asociacionit. Tashmë është e qartë se ne do të respektojmë fjalën dhe nënshkrimin tonë”, ka thënë Aleksandar Vuçiç, raportoi e përditshmja serbe “Nova”.
“Do të kujdesemi për popullin tonë atje poshtë, mund të vonohemi për një ditë, dy ose tri, por nuk do të vonohemiu për një muaj askund. Serbia do të kujdeset për popullin e saj”, ka thënë mes tjerash ai./Reporteri.net/