Korriku dhe gushti janë muajt kur bashkatdhetarë zgjedhin vendlindjen e tyre për t’i kaluar pushimet.
E si edhe herëve tjera shumica prej tyre zgjedhin trafikun rrugor, pra vijnë me vetura në shtëpi, pavarësisht lodhjes e orëve të gjata.
Për dallim nga vitet e kaluara sivjet pritjet fatmirësisht po jenë më të vogla.
Edhe orët e para të mbrëmjes së sotme ka pasur qarkullim të vogël të veturave, duke bërë që të mos krijohen kolona të mëdha, shkruan Reporteri.net.
Në videon më poshtë mund të shihni pikat kufitare: Serbi – Maqedoni Veriore, Hungari – Serbi, Kroaci –Serbi dhe Maqedoni e Veriut –Shqipëri.