Ka dhënë dorëheqje ushtruesja e detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Pranvera Zejnullahu-Raçi.

Siç raporton gazeta Shneta, Raçi ka dhënë dorëheqje sot nga kjo pozitë.

Raçi e ka lënë pozitën pas shumë problemeve dhe skandaleve në këtë institucion në muajt e fundit.

Reklamë

Ajo ishte emëruar në këtë pozitë pas dorëheqjes së ish-drejtorit Valbon Krasniqi para gjashtë muajsh.