×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje në videon e re propagandistike targeton veç LDK’në

    Reporteri
    09 Shkurt 2023 | 16:22

    Lëvizja Vetëvendosë ka lansuar sot një tjetër video propagandistike kundër opozitës.

    Por për dallim nga videot e tjera, kjo e fundit është me propagandë vetëm ndaj LDK’së.

    “Ekonomia e LDK-së në shërbim të grupeve të interesit”, është titulluar video e re propagandistike e partisë së Kryeministrit Albin Kurti, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Në video, LVV’ja pohon se LDK ka brenda saj gjysmën e katedrës së Fakultetit Ekonomik të UP’së, dhe sipas tyre përkundër kësaj, partia e Lumir Abdixhikut ka ofruar alternativa të dëmshme për ekonominë e vendit.

    Ndryshe, LDK-ja sipas sondazheve të fundit është partia që po shënon rritjen më të madhe të mbështetjes nga qytetarët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!