Ambasadori i Francës në Serbi, Pierre Cochard, tha sot se Franca dëshiron që procesi i zgjerimit të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur, ndër të tjera, sepse është një mënyrë për ta mbrojtur Evropën kolektivisht edhe më mirë.
Nuk ka kontradikta ndërmjet procesit të reformës në BE dhe fillimit të procesit të zgjerimit, tha Koshar dhe shtoi se të gjithë e dinë se ka pasur shumë diskutime për këtë temë, sepse Franca fillimisht i ka vënë reformat në agjendë dhe pastaj zgjerimin.
Lexo Edhe:
Siç citohet nga mediat serbe, diplomati francez ka thënë se progresi në normalizimin e raporteve të Serbisë me Kosovës është i mundur edhe pa kaluar “vijat e kuqe”.
Ambasadori Cochard e tha këtë në Forumin e Biznesit të 30-vjetorit të Kopaonik në panelin “E ardhmja e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, ku ambasadorët e SHBA-së dhe Gjermanisë Christopher Hill dhe Anke Konrad, si dhe shefja e Delegacionit të BE-së në Serbi, Emanuel Zhiofre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.