×
  • Lajme
  • Lajme

    ShBA me lëvdata për Kosovën, përmendin luftimin e korrupsionit dhe sundimin e ligjit

    Reporteri
    14 Mars 2023 | 23:39
    Flamuri i Kosovës dhe i ShBA-ve, valojnë në sheshin e kryeqytetit. Foto: AP

    Shanthi Kalathil, zëvendësndihmësja dhe koordinatorja për demokraci e presidentit amerikan, Joe Biden, në prag të edicionit të dytë të Samitit për Demokraci, vlerësoi lartë kontributin e Kosovës në përmbushjen e zotimeve të këtij samiti.

    Kalathil deklaroi se, gjatë vitit 2022, Kosova ka arritur suksese në tri zotime të rëndësishme, që përfshijnë çështje si sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, të drejtat e njeriut, e të tjera, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Një vlerësim ajo pati edhe për presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, e cila tha se e ka udhëhequr Kosovën në përmbushjen e këtyre zotimeve.

    “Republika e Kosovës, përgjatë vitit që shkoi, ka arritur suksese të rëndësishme në të tri zotimet të cilat kishin për qëllim fuqizimin e sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, luftimin e autoritarizmit, avancimin e të drejtave të njeriut, diversitetin dhe gjithëpërfshirjen me fokus në avancimin e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore”, deklaroi Shanthi Kalathil.

    Këtë vlerësim, ajo e shpalosi në kuadër të edicionit të 10-të të Javës së Gruas, organizuar nga NDI. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!