Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do ta presë nesër në zyrën e tij, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shetiti, emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Përmes një komunikate për media, Kryeministria njofton se ky takim do të zhvillohet me fillim nga ora 11:00, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Nuk parashihet që Escobar dhe Kurti të deklarohen për media.
Takimin me kryeministrin Kurti, emisari amerikan do ta zhvillojë pasi ta ketë përfunduar takimin me presidenten Osmani, në orën 09:00 të mëngjesit, dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca, në orën 10:20.
Pos Kurtit e Osmanit, Escobar nesër në mëngjes i shkon në zyrë edhe Kryeparlamentarit Konjufca
Escobar dje dhe sot qëndroi në Serbi, ku paraditen e së enjtes në konferencë për media foli edhe për takimin e 18 marsit në Ohër, teksa tha se nuk pret marrëveshje, por që ajo përfundimtare do të ndodhë brenda vitit.
I dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor tha se marrëveshja që tashmë ndodhet në tavolinë është një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara.
Ndërsa, fakt si fakt të kryer e cilësoi formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke thënë se asociacioni do të bëhet, por çështja është se sa shpejt do të ndodhë kjo dhe cili model do të aplikohet. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.