Dje Ministri i Financave Hekuran Murati, me pompozitet shkroi se financat e shtetit janë “kthyer në binarë” dhe se “thesi i shqyer është qepur”, duke paraqitur për arritje të qeverisjes së tyre zvogëlimin e deficitit buxhetor “në nivel rekord historik”.
Por, një gjë e tillë nuk shpëtoi pa një reagim të ish-Ministrit të Financave, Avdullah Hoti
“Është naivitet”, konstatoi Hoti, “që të prezantohet si sukses suficiti buxhetor në kohën e krizës së inflacionit dhe krizës energjetike”. Për Hotin, një gjë e tillë “sikur të kishim rritje ekonomike 10%, ndoshta edhe do të kishte kuptim suficiti buxhetor”.
“Por, në situatën kur pagat nuk rriten dhe bllokohen miliona euro të investimeve kapitale, sigurisht se buxheti del në suficit”, përfundoi ai.
Dje ministri Murati doli me një reagim ku tha se “thesi i shqyer i financave është qepur”, gjë që ngjalli reagime të ndryshme nga njohës të ekonomisë.
“Financat publike janë kthyer në binarë dhe thesi i shqyer është qepur. Jemi kujdesur që të mos shkaktojmë barrë të paqëndrueshme financiare e të mos rrisim borxhin publik, përkundër faktit që kishim pakot mbështetëse më voluminoze në rajon”.
Murati: Deficiti buxhetor zvogëlohet në rekord historik
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.