Një person është gjetur sot i vdekur në banesën e tij në Mitrovicë.
Policia ka konfirmuar se viktima është një mashkull i moshës 81-vjeçare.
“Sot rreth 13:20 policia në Mitrovicë, ka pranuar informatën se në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në banesën e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull 81 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet si dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai shtoi se me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.