Policia e Kosovës gjatë një kontrolle rutinore në rrugën “B”, i ka gjetur një personi një armë zjarri dhe një thikë.

“Sot rreth orës 13:00, nga zyrtarët e Njësitit për Reagim të Shpejtë të Rajonit të Prishtinë, është shoqëruar në stacion një person dhe janë sekuestruar një armë zjarri, pesë fishekë dhe një thikë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tij është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, është liruar në procedurë të rregullt.

Reklamë