Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do të mbajë sot mbledhje, ndërkaq pritet të miratohet lista me qendrat e votimit.
Zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi, ka konfirmuar Gazetën Online Reporteri.net se në këtë mbledhje pritet të miratohet lista me qendrat e votimit, të cilat do të hapen për zgjedhjet e 23 prillit në veri të vendit.
“Ju njoftoj se mbledhja e radhës e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mbahet të premten, më 14 prill, me fillim në orën 13:30. Në rend të ditës është planifikuar që nga anëtarët e KQZ-së të shqyrtohen dhe miratohen disa çështje në kuadër të përgatitjes së zgjedhjeve të 23 prillit”, ka thënë ai.
KQZ-ja në disa mbledhje e ka shtyrë shqyrtimin e rekomandimeve të Këshillave Komunal Zgjedhor për qendrat e votimit në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.