×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Deputetja e LDK-së akuzon Kurtin dhe Qeverinë për zhvillimet në KEK

    Reporteri
    20 Prill 2023 | 11:57

    Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami drejtoi akuza të rënda ndaj kryeministrit Albin Kurtit dhe qeverisë për zhvillimet në KEK.

    Ajo tha se tha se Qeveria refuzoi planin për gazifikim dhe nuk ndërmori asnjë veprim për gjenerim të kapaciteteve të reja që të vazhdojë me importin që e menaxhon Martin Berishaj.

    “Qeveria nuk ka asnjë plan dhe asnjë veprim për dy vite të qeverisjes për dy vite të qeverisjes, sepse të gjitha këto shkojnë në funksion të importit të energjisë. Jemi që dy vite me masa emergjente për furnizim të energjisë elektrike”, tha Bajrami.

    Ajo shtoi se kjo shkon në favor të importit dhe negocimit të tenderëve në mënyrë të drejtpërdrejtë, dhe shtoi se kjo ka të bëjë edhe me Ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

    “Kjo shkon në funksion të importit dhe në funksion të negocimit të drejtpërdrejtë të tenderëve. Martin Berishaj është elefanti në dhomë kur flasim për energjinë”, tha tutje.

    Deputetja Bajrami tha se Martin Berishaj tani ka dy aktakuza dhe se arrestimi i drejtorit të KEK-ut është maja e ajsbergut e qeverisjes Kurti.

    “Arrestimi i drejtorit të KEK-ut dje është maja e ajsbergut e cila tregon se cilat janë politikat e qeverisë Kurti në energji.” – tha Bajrami.

    Sipas saj, Nagip Krasniqi po hetohet për një tender 3.4 milion euro të cilin ja kishte dhënë kompanisë për vetëm gjashtë ditë negocim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!