×
  • Lajme
  • Lajme / Zhvillimet në veri

    Zv-drejtori i Policisë: Personat e armatosur janë të rrethuar, kemi marrë masat e sigurisë

    Reporteri
    24 Shtator 2023 | 13:02

    Fehmi Hoti, zv-drejtor i Policisë së Kosovës, ka thënë se në Veri të Kosovës po vazhdon të ketë shkëmbim zjarri.

    Ai ka thënë se nuk ka informacione nëse ka të vrarë  apo të plagosur nga pala tjetër.

    ”Deri më tani që kemi informacione zyrtare është një të vrarë dhe dy kolegë që njëri është i lënduar tjetri i plagosur. Nuk ka informacione nga pala tjetër. Momentin që po flasim ka ende shkëmbim zjarri”, ka thënë Hoti.

    “Këta persona, që posedojnë kalibër të ndryshëm të armatimit, janë të rrethuar. Kemi marrë masat e sigurisë, kemi vendosur perimetrin e sigurisë”, ka thënë Hoti.

    Ky sulm është cilësuar si terrorist, ndërkohë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar edhe fotografi të këtyre grupeve.

    Kurti ka thënë se janë së paku 30 persona të armatosur rëndë cilët ndodhen nën rrethimin e forcave policore të Kosovës, teksa u ka bërë thirrje atyre që të dorëzohen para organeve të sigurisë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Kryeministri ka thënë se ata janë të pajisur rëndë me pajisje ushtarake dhe ndodhen rrotull Manastirit në Banjska. Kurti ka thënë se kriminelët, ekezekutorët dhe urdhërdhënësit e tyre, do të dështojnë, do të kapen dhe do të gjykohen e dënohen.

    Të armatosur rëndë e të maskuar, Kurti publikon fotografitë e grupit kriminal serb që sulmuan policinë në veri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!