Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka thënë se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ishte akt shumë serioz.
Në një intervistë për gazetën italiane “Messaggero Veneto”, ai tha se sulme të tilla nuk duhet të përsëriten dhe se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel duhet të vazhdojë.
“Sulmi ndaj Banjskës është një akt shumë serioz që Italia e ka dënuar në termat më të ashpër të mundshëm dhe që nuk duhet të përsëritet. Tani prioritet është rinisja e procesit politik për të shmangur tensionet apo incidentet e mëtejshme”, ka thënë ai.
“Ky ishte mesazhi kryesor që së bashku me BE-në, Gjermaninë, Francën dhe Shtetet e Bashkuara, sollëm në Beograd dhe Prishtinë më 21 tetor. Italia do të vazhdojë të bëjë pjesën e saj për të siguruar që dialogu të vazhdojë në mënyrë konstruktive dhe që përplasjet e mëtejshme të parandalohen falë punës së misionit NATO-KFOR, ku vendi ynë është një nga kontribuuesit kryesorë”, theksoi ministri Tajani në këtë intervistë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.