Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka thënë se mashtrimi i radhës i Kurtit dhe VV-së janë lejet për Hidrocentralen në Deçan.
Zemaj ka publikuar edhe lejen që i është dhënë kompanisë, që sipas tij është bërë fshehurazi, shkruan Repoteri.net.
“Ashtu siç bënin për pronat tek manastiri ashtu siç bënin për demarakacionin ashtu siç ja humbën Kosovës shumë vite në proceset integruese ashtu siç e pësoi rinia, shteti dhe ekonomia nga mashtrimet e propaganda, ashtu kësaj radhe ja na doli edhe një sihariq tjeter i pushtetit mashtrues të Kurtit”, ka shkruar ndër të tjera Zemaj.
Ky është postimi i plotë:
Mashtrimi i radhës i Kurtit e VV-së.
Lejet për Hidrocentralet në Deçan!
Ashtu siç bënin për pronat tek manastiri ashtu siç bënin për demarakacionin ashtu siç ja humbën Kosovës shumë vite në proceset integruese ashtu siç e pësoi rinia, shteti dhe ekonomia nga mashtrimet e propaganda, ashtu kësaj radhe ja na doli edhe një sihariq tjeter i pushtetit mashtrues të Kurtit.
Na vinin në Deçan here njëri e herë tjetri,por pos që e shijonin peisazhin e bukur, e bënin kinse po kundërshtonin shkatërrimin e natyrës, duke akuzuar për krim të organizuar e privatizim kriminal, ku gjeten edhe njerëz të vullnetit të mirë dhe ndërtuan kauzë se janë për mbrojtje të Grykës së bukur të Deçanit,
Por sot, nga pushteti i mashtrimit – Jo që nuk u dolën në mbrojtje por edhe i paskan paisur me leje mjedisore kompaninë Kelkos Energy, fshehurazi siç dinë ta bëjnë secilin punë, duke privuar publikun nga vendimmarrja, duke mos publikuar as në webfaqe të ministrisë duke e ditur që po bëjnë krim mjedisor.
Andaj sot pytjet legjitime për ju janë;
A do të organizoni Protestë?
A do të thirrni Ministrin në Interpelancë?
A do të formoni komision hetimor?
A do të thirrni Konferencë?
A do t’i akuzoni Ministrin dhe Qeverinë për hajni e korrupsion të përbashkët me kompaninë?
Një është e vërtetë!
Viktimat e këtij mashtrimi janë deçanasit, siç është e gjithë Kosova nga kauzat e juaja të rrejshme.