×
  • Lajme
  • Sport
  • Sport / Ish-ylli i Bayern Munichut

    Vdes në moshën 78-vjeçare legjenda e futbollit Franz Beckenbauer

    Reporteri
    08 Janar 2024 | 17:38

    Ish-legjenda e futbollit gjerman Franz Beckenbauer ka vdekur në moshën 78-vjeçare, ka njoftuar familja e tij.

    “Me pikëllim të thellë njoftojmë se bashkëshorti im dhe babai ynë, Franz Beckenbauer, ndërroi jetë i qetë dje në gjumë, i rrethuar nga familja e tij. Ne kërkojmë nga ju që të vuajmë humbjen e tij në heshtje dhe të përmbaheni nga pyetjet”, ka thënë gruaja e Beckenbauer.

    Beckenbauer ishte cilësuar nga një pjesë e madhe e komunitetit sportiv si njëri ndër futbollistët më të mirë në histori.

    Ish-ylli i Bayern Munichut, ka qenë një ndër të rrallët që e ka fituar Kupën e Botës si lojtar dhe si trajner, së bashku me Didier Deschamps të Frances dhe Mario Zagallo të Brazilit.

    Beckenbauer i cili gjatë kohës sa ishte futbollist aktiv e kishte pasur nofkën Der Kaiser (perandori) është paraqitur në 103 ndeshje për ish-Gjermaninë Perëndimore dhe ka luajtur në tre Kupa të Botës.

    Beckenbauer ishte kapiten i Gjermanisë në Kupën e Botës në vitin 1974, aty ku e mposhtin Holandën në finale me rezultat 2-1.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!