Sonte në Prizren, afër lagjes së spitalit ka pasur të shtëna me armë zjarri. Katër persona janë përleshur për shkak të një mosmarrëveshje, një person ka pësuar lëndime në këmbë.
Në këtë rast ishin të përfshirë disa persona, arma është konfiskuar dhe është gjetur një gëzhojë në vend të ngjarjes.
Këtë për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënës i policisë rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi, ku tha se një person është arrestuar ndërsa nuk ka të lënduar.
Me datë 08.11.2024 rreth orës 17:10, afer lagjes së spitalit ka pas një gjuajtje me armë zjarri. Një person ka pësuar lëndime në këmbë. Të përfshirë në përleshje kanë qenë katër persona ( dy palë), deri te gjuajtja ka ardhë pas një mosmarrëveshje në mes të palëve”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.