Një 41-vjeçare shqiptare me banim në Selanik, që ishte shpallur e zhdukur, është gjetur e pajetë nga autoritetet greke. Trupi i viktimës është gjetur brenda një sënduku në një zonë pyjore të Halkidiki-s, midis Triglia dhe Galatista.
Mediat greke raportojnë se për vrasjen e 41-vjeçares është arrestuar partneri i saj dhe një nga miqtë e tij, me këtë të fundit që ka rrëfyer për policinë se si ka ndodhur ngjarja dhe si ai ka ndihmuar në transportimin e trupit në këtë zonë.
Po ashtu bëhet me dije se 41-vjeçarja shqiptare ishte në muajin e tretë të shtatzënisë dhe priste foshnjën e partnerit që i mori jetën.
Ditët e mëparshme partneri i saj ka tentuar edhe të devijojë hetimet e autoriteteve duke thënë se gruaja ishte zhdukur duke marrë me vete një shumë të madhe parash.
Por pas hetimeve, policia zbuloi nga kamerat e sigurisë së zonës se partneri i të ndjerës ka dalë nga shtëpia duke mbajtur një sënduk në duar. Pas kësaj u kryen kontrolle në shtëpinë e çiftit ku u gjetën gjurmë gjaku, flokët dhe ADN-ja e gruas./a2/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.